KU: Qendra private kulturore “Aquarius” (Mitrovicë)
KUR: E hënë, 19 shtator 2022 në orën 20:30.
ÇFARË: Filmi “Harmonia nga landfilli”
PSE: Filmi ndjek orkestrën e riciklimit Kateura, një grup muzikor paraguaian, instrumentet e të cilit janë bërë tërësisht nga mbeturinat, dhe për shkak të kësaj ai bëhet një sensacion mbarëbotëror.
Filmi paraguaian “Landfill Harmonic”, me regji të Brad Allgood, Graham Townsley, do të shfaqet në Qendrën Kulturore Private “Aquarius” në Mitrovicë të hënën, më 19 shtator 2022, nga ora 20:30. Filmi shfaqet në kuadër të festivalit të katërt Eco Art Fest, i cili realizohet me sloganin “Redukto, ripërdor, ricikloje”. Organizator i festivalit është “Akvarijus” nga Mitrovica, ndërsa festivali mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
Hyrja është falas.
“Harmonia nga landfilli” është një përrallë moderne që zhvillohet në realitet, një histori që tregon gjithë fuqinë e inovacionit, përkushtimit, punës, por edhe rëndësinë e ëndrrave për të ardhmen e një individi. Filmi ndjek orkestrën e riciklimit Kateura, një grup muzikor paraguajian, instrumentet e të cilit janë bërë tërësisht nga mbeturinat. Kur historia për ta fillon të përhapet përmes internetit, orkestra bëhet një sensacion mbarëbotëror. Fëmijët nga një fshat i vogël kanë mundësinë të luajnë me yje të mëdhenj botërorë, si grupi i metaleve të rënda Megadeth, por edhe përballë zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara në Rio de Zhaneiro në një samit të madh me rastin e 20 viteve të aksionit klimatik. ..