Heronjtë e mjedisit: Dejan Aksentijeviq

KU? Zveçan (Oborri i familjes Aksentijević).
KUR? Të dielën, 9 tetor 2022 në orën 12:00.
ME KE? Me Dejan Aksntijeviq.
PSE ?
Sepse bëri një eko sistem të vogël në oborr!
Për të zbuluar se si të bëni një shatërvan nga bambu.
Për të parë se si jetojnë peshqit dhe zambakët e ujit.

Një inxhinier teknologjie me profesion, një dashnor i natyrës dhe gjithçkaje rreth saj, Dejan Aksentijević projektoi dhe ndërtoi një shatërvan në oborrin e shtëpisë që funksionon si një ekosistem i vogël. Edhe para se 3 R-të të bëheshin aktuale, Dejani jetoi me ato parime, duke i dhënë gjëra të vjetra, që do të përfundonin lehtësisht në landfill, një qëllim të ri, duke u zgjatur jetën. Ejani të dielën, më 9 tetor 2022 për të parë me ne se si jetojnë peshqit dhe zambakët e ujit, si të bëni një shatërvan bambuje dhe shumë më tepër. Mbledhja është planifikuar për në orën 12:00 para “Ujorit”.
Vizita në oborrin e familjes Aksentijević realizohet në kuadër të Eco Art Fest-it të katërt që mbahet nën sloganin “Reduce, riuse, recycle”. Organizator i festivalit është “Akvarijus” nga Mitrovica, ndërsa këtë vit festivali mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.